Amerikani Dustin Poirier fitoi me “KO teknik” (ndalim i duelit nga doktori pas raundit të parë) ndaj irlandezit Conor McGregor, sfidë e peshës së lehtë dhe e vlefshme për eventin UFC 264, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Kjo ishte sfida e tretë mes dy sportistëve.

Në sekondat e fundit të raundit të parë, irlandezi dëmton kyçin e këmbës së majtë, duke vënë keq këmbën në tapet (pamje të rënda televizive). Dhimbje pafund për McGregor, që mbrohet 5-6 sekondat e mbetura të raundit, ndërkohë që sfida nuk nis më, pasi gjyqtari vendos ndërprerjen e takimit.

Conor McGregor breaks his ankle and Dustin Poirier wins by injury TKO 🤯

pic.twitter.com/KWUyvmq7CZ

— the Sports ON Tap (@thesportsontap) July 11, 2021

McGregor (22 fitore, 6 humbje) kërkon që dueli të mos ketë fitues, por gjyqtaria vendos për triumfin e Poirier (28  fitore, 6 humbje e 1 duel pa rezultat), duke i dhënë suksesin amerikanit, që ka kështu mundësi të duelojë për titullin e peshës së lehtë.

Për sa i përket raundit, ai ishte i ekuilibruar, me sportistët që gjysmën e parë godasin me shkelma njëri-tjetrin e më pas sfida kalon në mundje, me Poirier që kap McGregor. Në tapet sportistët shkëmbejnë grushte e bërryla dhe në fund ndodh dëmtimi i irlandezit.

Sharje e fyerje mes dy sportistëve pas duelit, me irlandezin që largohet me barrelë.

An injury to Conor McGregor’s leg forced a Doctor’s Stoppage in the #UFC264 main event.

Dustin Poirier won via TKO. pic.twitter.com/jsZVltGniI

— ESPN MMA (@espnmma) July 11, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re