Marash Kumbulla i mungon Majorkës prej dy javësh. Mbrojtësi la fushën e lojës në sfidën që po luhej përballë Atletiko Madrid, ndërsa do të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë fushës së blertë.
Kumbulla ndodhet në fazën e rikuperimit, ndërsa po shijon edhe më tepër momente me familjen. Së fundmi me vajzën e tij ka vizituar ambientet e stadiumit të Majorkës.
“Momente të çmuara”, shkruan Kumbulla në foton e publikuar. 25-vjeçari e ka huazimin e dytë nga Roma në Spanjë. Tek i pari ishte pjesë e Espanjolit.
Kumbulla padyshim do të ishte një nga të ftuarit e Silvinjos për sfidat e tetorit. Tashmë llogaritë kanë ndryshuar.



