Paulo Dibala do të mungojë për disa javë te Roma. Trajneri Gasperini ishte shprehur pas ndeshjes së fund se nuk ishte diçka serioze, por e kishte zëvendësuar në pushim për të mos rrezikuar.

Testet mjekësore kanë zbuluar sot dëmtimin, që do e mbajë sulmuesin argjentinas për disa ndeshje jashtë. 31-vjeçarit ka shqetësim në kofshën e majtë.

Java e kaluar ishte për t’u harruar te Roma. Verdhekuqtë u mposhtën nga Torino ku titullar e nisën Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli. Një gol vendosi fatin e gjithë takimit.

Sfida e radhës e Romës do të jetë derbi me Lacion. Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të Seria A dhe do të zhvillohet më 21 shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re