Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vjet burg në Britani pasi akuzohet se vrau pronarin e tij grek disa vite më parë.

Sipas BBC, Arjan Balla në vitin 2006 ndoqi dhe sulmoi biznesmenin Anastassios Delis në një kantier ndërtimi në Queensway, Southampton.

Ai i shkaktoi një dëmtim të rëndë në tru, duke e lënë atë në koma, derisa ndërroi jetë në vitin 2017 në moshën 68-vjeçare.

Pas vdekjes së biznesmenit, autoritetet e akuzuan Arjan Ballën për vrasje nga pakujdesia dhe gjatë hetimeve u zbulua se ai përdorte identitet të rremë.

Balla kishte përdorur emrin Tahir Karaj në kohën e veprës penale dhe u dënua me tre vjet burgim në vitin 2007, nga të cilat vuajti një vit para se të dëbohej në vendlindjen e tij, Shqipëri, shkruan BBC.

Pas hetimeve nga Policia e Hampshire, Agjencia Kombëtare e Krimit, Interpoli dhe autoritetet shqiptare, në janar të 2024 u zbulua edhe identiteti i vërtetë i Ballës.

Ai u arrestua kur mbërriti në aeroportin Stanstead vetëm tre ditë më vonë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re