Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, e cila u denoncua në media për shkelje të kodit zgjedhor, janë vendosur sanksione.

celibashi-open-768x419

“Një pjesë edhe janë raportuar në KQZ, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara ky numër është shumë herë më i ulët. Për denoncimet në disa raste kur kemi gjetur prova kemi vendosur sanksione, kemi pasur raste kur denoncuesit nuk kanë pasur prova.

Ne kemi menduar që 30 vite do të ishin mjaftueshëm për një shoqëri që të krijonte një standard demokracie. Situata them se ka ndryshuar, në këto zgjedhje ka një qasje tjetër dhe një sjellje tjetër të përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk e kanë më atë arrogancë. Janë përgjigjur për të sjellë informacion, shpjegime kanë marrë pjesë edhe në seancat dëgjimore. Vendimet që merr KQZ, qoftë KAS apo Kolegji Zgjedhor, në vlerësimin tim nuk krijojnë avantazh apo dizavantazh për njërën apo tjetrën palë. Të thuash se vendimi është marrë sepse i ka shërbyer filanit pa provë më duket pa sens”, u shpreh Celibashi.

Ai komentoi në studion e emisionit Open edhe ecurinë e fushatës zgjedhore dhe votimin elektronik. Ai u shpreh se ka pasur një qasje ndryshe në këtë fushatë duke qenë se është më e qetë. Celibashi u shpreh se garancia për fshehtësinë e votës në votimin elektronik është 100%.

“Garancia 100% është për integritetin e fshehtësisë së votës. Sepse askush nuk ka mundësi që verifikojë se për qytetari ka votuar.

Eksperienca e zgjedhjeve të kaluar tregoi se nuk ka pasur probleme, me ndonjë përjashtim sporadik. Pajisja është shumë e thjeshtë. Pajisja të tregon edhe për kë ke votuar. Por gjithsesi në të gjitha qendrat e votimit është një operator që është pozicionuar pas makinës, dhe orienton votuesin nëse do të ketë nevojë”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re