Në harkun e 106 ditëve, në Shqipëri, nga Covid 19 kanë vdekur zyrtarisht 1037 persona!

Gjendja në spitale është shtuar me +238 persona duke u afruar me kapacitetin maksimal të spitaleve Covid në vend (në spital sot janë 538 persona ose vetëm 15 më pak se kapaciteti maksimal që është deklaruar 553).

Të infektuarit janë rritur rreth 4.4 herë qysh atëherë, (93075/21202= 4.39 herë).

Nga këto shifra kuptohet lehtë që ne po përjetojmë pikun e luftës me Covidin. Dmth deri me 01 Nëntor ka qenë një shaka, një si parathënie, tani po lexojmë librin. Pati një lehtësim Janari por Shkurti ka ardhë keq. Vaksina për popullsinë është shumë larg…

Në këto kushte duhet të ruajmë veten, nuk ka zgjidhje tjetër…

Me e gjetë tri vaksina i blej. Kush mund të ndihmojë inbox. Tirja i vaksinave është Kryeministri, veç ai mundet të gjejë. Unë besoj se një valixhe e ka çu në shpi ai…

Këta që nuk kanë frikë virusin janë të lirë të vazhdojnë me mendimet e tyre të çmuara, alternative, te profili i tyre…

Masa imediate që do doja të merret është mbyllja e shkollave. Të paktën shmang një burim të rrezikshëm infeksioni.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re