Grabitje spektakolare e papërfunduar. Kjo ndodhi me dy shqiptarë, të cilët hynë brenda sallonit të shitjes së automjeteve në Virona të Athinës, në Greqi, me synimin për grabitjen e kasafortës.

Plani ishte i mirëmenduar dhe siç raporton “Mega”, ata hapën një vrimë në apartamentin ngjitur me dyqanin, duke hyrë në brendësi.

Pasi morën kasafortën, ata rrëmbyen çelësat e një automjeti dhe u nisën menjëherë, por një patrullë policie nisi gjithashtu ndjekjen e menjëhershme.

Aventura përfundoi pikërisht në vendin ku mbaronte edhe rruga që ata ndoqën. Pasi u arrestuan policia nisi hetimet nëse shqiptarët i përkasin ndonjë rrjeti që grabit kasafortat.

/faxweb