Policia e Shtetit, është pranë zbardhjes së atentatit  ndaj Shkëlzen Kastratit. Sipas burimeve mësohet se autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Fax Neës mëson se janë të paktën tre persona që janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në ngjarjen e rëndë dhe dyshohet se ata fshihen në zonën e Fushë-Krujës.

Për këtë policia në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka zhvilluar një operacion në këtë zonë për kapjen e tyre. Autoritetet tregohen mjaft të rezervuar në identifilimin e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz, por sipas informacioneve një fije ADN-ja e një fije floku e gjetur në automjetin me të cilin u larguan autorët i ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e tyre.

Më pas kqyrja e kamerave të sigurisë të internerarit të mjetit që largoi autorët pasi dogjën automjetin “Range Rover”, pasi kryen atentatin bëri të mundur identifikimin e personave të tjerë.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, se është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Por konfliktet janë më të hershme. Pra, aktualisht, dyshimet kryesore janë për çështje hakmarrjeje. Por nuk përjashtohet as pista e përplasjeve mes grupeve kriminale, pasi sipas hetuesve, atentati ka qenë i mirorganizuar, pasi sipas informacioneve vrasja është kryer nga vrasës me pagesë dhe ka dyshime se është organizuar  nga një grup kriminal që operon në jug të vendit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re