Kruja është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara sot me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm sot në Krujë janë konfirmuar shtatë  raste të reja, duke e çuar numrin në total në 18 numrin e të infektuarve.

Mësohet se të shtatë personat e infektuar janë punonjës fasonerie, mes të cilëve edhe një 65-vjeçar.

Ndërkohë që katër prej personave që kanë rezultuar pozitivë, janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re