Dhjetëra kolonë izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar.

Vakëfi Islam i Kudsit në një deklaratë të shkurtër theksoi se 62 kolonë hynë nën mbrojtje nga policia Izraelite.

Rabini izraelit i krahut të djathtë Yehuda Glick ishte midis kolonëve që vizituan vendin, thuhet në deklaratë.

Zakonisht, kolonët izraelitë hyjnë në kompleks çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.

Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, megjithë dënimet e përsëritura nga Vakëfi Islam i Kudsit.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re