Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të kësaj të marte, gjatë një konflikti mes disa personave.

Por fatmirësisht nuk raportohet per viktima, ndërkohë që në zonë u shkaktua nga të shtënat e armës.

Policia ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka nisur nga nje konflikt mes disa të rinjve ne zonen e Ali Demit. Ndërkohë që nuk ka munguar dhe dhuna fizike dhe kërcënimi me armë zjarri.

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, teksa personat e përfshirë nuk janë identifikuar ende.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko