Policia e Shtetit ka vënë në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga dhuna në familje, ngacmimet seksuale, vjedhje e kultivim të bimëve narkotike.

Konkretisht, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– M. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe djalit të tij;

– L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

– arrestuan shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

– ndaluan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa materialet ndërtimi, në rrugën “Demokracia”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– L. M., 46 vjeç, banues në Tiranë dhe I. B., 50 vjeç, banues në Vorë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– R. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re