
Mbrëmja e së hënës ka rikthyer reshjet e dëborës në Qarkun Dibër.
Mësohet se trashesia e dëborës në zonat malore shkon deri në 20 centimetra duke krijuar vështiresi në levizjen e mjeteve.
Njësitë me problematike mbeten ato të Dibres si Lura, Kala e Dodës, Ostreni e Martaneshi në Bulqize si dhe njësia Xibër në Klos.
Rruga nacionale Burrel – Peshkopi, Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa probleme. Ndërsa po punohet në rrugën Ura e Çerenecit – Stebleve.
Ndërkohë nga reshjet e borës mund të ketë probleme edhe në pemtari pasi shumë pemë në zonën e Klosit dhe të Matit kanë lulëzuar.