Zjarr në zonën me ullishte në fshatin Lapardha,dhejtëra zjarrëfikëse në zonë lokalizojnë shpejt flakët.Sipas zjarrëfikësv,zjarri ka qënë i qëllimshëm.
Një zjarr ipermasa te konsiderueshme ka rënë në zonën me ullishte në fshatin Lapardha te Beratit.
Zjarri nisi fillimisht në ullishten në pronësi të shtetasit Klodjan Gjeçollani në lagjen Qoshkë dhe më pas,si pasojë e erës dhe temperaturave të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi drejt ullishteve të tjera.
Dhjetëra forca zjarrëfikëse u nisën drejt zonës së zjarrit dhe në pak minuta u bë i mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e plotë e tyre.
Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj.
Burime të zjarrëfikësve në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe për kqyrjen e vendit të zjarrit në zonë kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë.