Kryetari i Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve, Ilirjan Calibash ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nëpërmjet një postimi në në Twitter, Kreu i KQZ-së theksoi se në këtë takim janë diskutuar dy çështje prioritare siç është ajo e implementimit të teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimit të votimit nga jashtë të emigrantëve.

Postimi i plotë:

“Së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku e njohëm Ambasadorin @VincenzoDelMon3 me hapat e ndërmarrë për përgatitjen e procesit zgjedhor, ku u fokusuam në dy çështjet prioritare; implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit nga jashtë të emigrantëve”.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re