Subscribe

Dita e trete e ndalimit te qarkullimit e gjeti Tiranen krejtesisht te boshatisur. Sipas urdhërit të qeverisë, nga mesnata e së dielës, deri në 8 të mëngjesit të së hënës, do të ketë një hapje të rrugëve dhe kush ka lëvizur jashtë qytetit, ka kohë këtë fashë 8 orarëshe për t’u kthyer në vendin ku banon.

 

Nga e hëna e gjithë Shqipëria do të jetë sërish në ‘karantinë’, ku forcat policore dhe ato ushtarake do të zbarkojnë sërish në terren për të kontrolluar çdo person që do të qarkullojë me automjetin e tij dhe nuk është pajisur me lejen përkatëse.

 

Ndërkohë që Kryeministri Rama ka vendosur edhe një orë ku qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin. Të gjithë personat që janë në punë në sektorin publik dhe atë privat do të mund të lëvizin vetëm në orën 08:00 dhe në orën 16:00 deri në orën 17:00.

 

Kjo gjendje e jashtëzakonshme të bllokimit të rrugëve nisi që në orët e para të ditës së premte, ku u penalizuan me qindra drejtues mjetesh që nuk zbatuan këtë urdhër.

 

Po ashtu, sot u bllokuan kufijtë me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Koosovë, ndërsa më herët janë pezulluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re