Dita e sotme ka qenë e veçantë për skuadrën e Juventusit, pasi një delegacion i bardhezinjve ka qenë i ftuar për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë pak orë para se të luante ndeshjen e debutimit në Botërorin e Klubeve ndaj Al Ain.
Një delegacion i drejtuesve të klubit, bashkë me trajnerin Igor Tudor dhe disa prej futbollistëve, kanë qenë sot të shoqëruar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në Shtëpinë e Bardhë ku jo thjesht bënë “xhiron turistike”, por u takuan edhe me presidentin e SHBA, Donald Tramp.
Futbollistët amerikanë Ueston MekKeni e Timoti Ueah, por edhe Lokateli, Gati, Kopmainers dhe Vlahoviç, ishin të pranishëm në Zyrën Ovale, ku u takuan me presidentin Tramp dhe i dorëzuan atij fanellën me numrin 47.