Aktori Mehdi Malkaj dhe përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë pjesë e protestës së organizuar sot para bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, aktori akuzoi kryeministrin Rama se bën gallatë me popullin shqiptar, ndërsa tha se “do të protestoj derisa të kem frymë”.

Mehdi Malkaj: Kryeministri i vendit bën gallatë me popullin shqiptar, se ai as dëgjon, as shikon dhe as kupton. Po për çfarë është ai? Për të shitur dëngla nëpër Evropë.

Ne jemi ku thërret kiameti.

Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm, pse nuk dalin tani, por dolën atëherë për të ndërprerë protestën.

Unë mbaj përgjegjësinë për vetëm time deri më një. Unë jam protestues i 98 dhe do protestoj derisa të kem frymë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re