Nga penalltia e humbur ndaj Serbisë tek e ardhmja e tij. Rei Manaj mbetet në qendër të mediave ku për të flitet, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Sulmuesi pritet të largohet nga Sivaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por jo nga Turqia, pasi për të interesohen disa ekipe në Superligë.

Sipas mediave në Turqi, së fundmi interes për të ka shfaqur Samsunspor, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e tretë. Ekipi i Arbnor Mujës do të luajë në Europë këtë vit, për këtë arsye po planifikojnë të përforcohen gjatë merkatos së verës dhe Manaj shihet si opsion ideal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko