Djali i Përparim Telës, 59-vjeçarit që vráu dy motrat në Astir, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se është kërcënuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në datën 31 Janar.

Kristo Tela është shprehur se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrára), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje, ndërsa ndodhet jashtë vendit, dhe në disa dalje televizive është shprehur se motrat e tij janë shfrytëzuar për prostitucion.

“Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gják te unë”, është shprehur dje Kristo Tela.

Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjákun e motrave të mia që kanë vdekur’. “Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh i shqetësuar Kristo Tela.

Gjatë ditës së djeshme edhe bashkëshortja e Përparimit tha për mediat se ka marrë kërcënime të shumta në familje, ndërsa kërkoi që burri i saj të marrë dënimin që meriton për veprën që ka kryer. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re