Nëntë minuta në fushë dhe Alvaro Morata është fajtori kryesor për humbjen e Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve. Ai gaboi në gjuajtjen e penalltive duke u ndalur nga Diogo Kosta. Pas përfundimit të sfidës ai foli para mediave duke pranuar gabimin dhe tregoi se ishte gati të qante.“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Penalltinë? E mora keq, mund të kisha bërë më mirë, por nuk mund të bëj asgjë për këtë. Jam i zemëruar, doja të qaja edhe nëse nuk e bëra. Fëmijët e mi ishin në tribuna, dhe në jetë duhet të mësosh. Vitin e kaluar fituam, sot duhet të jetoj një moment të vështirë.”
Më pas la të kuptohej se mund ta ketë përfunduar përvojën e tij me ekipin kombëtar: “Mendoj vetëm për atë që ndodhi sot, por është e mundur që të mos kthehem në shtator”.
Së fundmi, ai mbrojti performancën e Lamine Jamal dhe shokëve të tij të ekipit. “Për mua ishte një performancë e nivelit të lartë nga Lamine dhe i gjithë ekipi kombëtar. Natyrisht, mendimet ndryshojnë pas gjuajtjes së penalltive. Jemi shumë me fat që e kemi Lamine në fushë për Spanjën”.