Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi në Facebook ajo falënderoi stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.

Megjithatë deklarata e saj ka nisur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke e “detyruar” kandidaten që të sqarojë deklaratën e saj.

Në një postim të ditës së sotme, Doda u shpreh se nuk i heq asnjë presje asaj që tha për përkushtimin e mjekëve, por se kjo nuk do të thotë që sistemi shëndetësor është perfekt.

“Mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me një menaxhim shëndetësor qe përjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i shërbimit do jete ai qe duam e kërkojmë te gjithë.

Thënë me një fjale! Puna e mjekëve tanë është e përkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njëjtin nivel”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Duke ju falënderuar te gjithëve për urimet tuaja per shërim te shpejte dhe duke pare nje interes te pazakonte e interpretim shpesh te shtrembëruar te fjalëve te mia nga disa media, me duhet te bej disa sqarime.

Unë pata nje ndërhyrje relativisht te lehte qe eshte heqja e temthit dhe po…nuk i heq asnje germe falenderimit tim per punen e përkushtuar te mjekeve qe me kuruan.

Kjo ne asnje rast nuk mbulon e as e ka ketë qellim qe te tregoje qe sistemi yne shëndetësor eshte perfekt e qe ky shërbim eshte kudo ne sistemin tone spitalor.

Përkundrazi, mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me nje menaxhim shëndetësor qe përjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i shërbimit do jete ai qe duam e kërkojmë te gjithe.

Thene me nje fjale

Puna e mjekeve tanë është e përkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njëjtin nivel.

Ju faleminderit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko