Të flesh zhveshur (lakuriq) mund t’ju ndihmojë për një gjumë më të rehatshëm, të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve gjenitale, të rrisë fertilitetin mashkullor dhe të çojë në një lidhje më të fortë me partnerin tënd.

Sipas mjekut Dr. David Rosen, përfitimet qëndrojnë në efektin freskues të heqjes së pizhameve.

Një temperaturë më e ftohtë e trupit është e nevojshme gjatë natës për të ndihmuar në arritjen e një ekuilibri adekuat të hormoneve të prodhuara natyrshëm që nxisin gjumin, siç është melatonina.

Nëse temperatura e lëkurës është shumë e lartë – gjë që zakonisht ndodh në një dhomë mbi 21 gradë Celsius – kjo mund të prishë hormonet deri në atë masë sa të na pengojë të arrijmë nivelet më të thella dhe më rigjeneruese të gjumit.

“Të qëndrosh i freskët natën është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar cilësinë e gjumit”, tha Dr. Rosen, i cili punon me Akademinë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit.

‘Për ata që preferojnë të flenë me një jorgan të trashë dhe të ngrohtë, të fjeturit lakuriq është një mënyrë e mirë për të balancuar atë ngrohtësi shtesë.’

Një tjetër përfitim i të fjeturit lakuriq është një rrezik i zvogëluar i një infeksioni të keq vaginal nga maja, i njohur ndryshe si kandiliadë.

Bakteret mund të lulëzojnë në mjedise të ngrohta dhe me lagështi. Infeksioni mykotik një rritje e majasë Candida  shkakton dhimbje dhe kruajtje dhe shpesh është për shkak të të brendshmeve të ngushta ose rrobave të tjera. Pastrimi i zonës intime ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve.

“Burrat gjithashtu duhet të shmangin rrobat e ngushta në shtrat, pasi kjo mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor,” sipas Dr. Rosen.

Hulumtimet sugjerojnë se mbathjet e ngushta mund të rrisin temperaturën e skrotumit, gjë që mund të ulë vitalitetin dhe numrin e spermës. Ka prova që një skrotum i ftohtë ndikon drejtpërdrejt në lëvizshmërinë e spermës, duke e ndihmuar atë të arrijë vezën për fekondim.

Çiftet gjithashtu mund të përfitojnë pasi mund të rrisë ndjenjat e lidhjes për shkak të kontaktit lëkurë me lëkurë, gjë që çon në çlirimin e hormonit të dashurisë, oksitocinës.

Studimet tregojnë se kimikati mund të zvogëlojë stresin, si dhe të rrisë ndjenjat e lumturisë dhe kënaqësisë./dailymail.co.uk-shendeti.com.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko