Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka postuar në rrjetet sociale, fotografinë e qenit i cili ndihmoi në gjetjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky i fundit, u fut në një tunel, ndërsa qentë e ndiqnin. Në momentin kur mbërriti në një zonë pa rrugëdalje, al-Baghdadi shpërtheu jelekun me eksploziv, duke u vetëvrarë sëbashku me tre fëmijë.

“Kemi deklasifikuar një fotografi të qenit të mrekullueshëm (emrin nuk e kemi deklasifikuar) që ka bërë një PUNË TË JASHTËZAKONSHME në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi!”, shkruan Trump.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re