Kategoria e Dytë – Java e parë .Sot, në stadiumin “Shkumbini”
Shkumbini – Tomori 3-2

Një ndeshje e mbushur me emocione dhe përmbysje ka ndodhur sot në Peqin, ku Shkumbini ka arritur të mposht Tomorin në një përballje të fortë. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, Tomori mori epërsinë duke shënuar dy gola të shpejtë dhe duke kaluar në avantazh 0-2 në pushim.

Megjithatë, ndeshja mori një drejtim krejt tjetër në pjesën e dytë. Pavarësisht një ritmi më të ulët të lojës, Shkumbini tregoi më shumë grintë dhe dëshirë për fitore. Në vetëm 20 minuta, vendasit shënuan tri gola dhe e përmbysën rezultatin, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në shtëpi.

Tomori, nga ana tjetër, do të duhet të reflektojë mbi humbjen e kontrollit të ndeshjes në pjesën e dytë, pasi çdo pikë është vendimtare në këtë kategori të fortë të futbollit shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re