Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk ka frikë nga Reforma në
Drejtësi, të cilën e quan “Rama-forma”. Në emisionin “Tempora”, ai
kujton se tentativa për ta arrestuar ka pasur edhe në 2011 me
video-përgjimin e publikuar nga Dritan Prifti.

Më ketë rast, ai tregoi edhe bisedën që ka zhvilluar me
ish-kryeministrin Sali Berisha pas publikimit të saj, për të cilën
insiston se ishte montazh.

“Kjo bëhet, – i thashë – sepse mendojnë se duke më goditur mua,
godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë
prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë
punë e zgjidh unë, pa asnjë merak”, deklaroi Meta.

Pjesë nga biseda:

Presidenti Meta: …Tani do t’jua sqaroj përse jua
përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj
kimie edhe ju! Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo
çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe
shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? –
më thotë Doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një
çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se
çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam
mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po
le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po
pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij
viti…

Meço: Të vitit 2011.

Presidenti Meta: Po. Kjo bëhet, – i thashë. – sepse
mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për
Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso
fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak.
Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj
qetësinë!

Sepse po më thonte që jo kanë çuar fshehurazi një ekspertizë në
Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri
këtu dhe të gjithë shqiptarët, ta dini edhe ju, ta dinë edhe të gjithë
qytetarët shqiptarë, që jo nga kjo “Ramaforma”, por nga asnjë lloj
drejtësie, amerikane, europiane, IlirMeta nuk ka shqetësimin më të
vogël.

Të vetmin shqetësim e kam vetëm nga drejtësia kombëtare, sepse
drejtësia kombëtare është e pamëshirshme për çdo lloj politikani, i cili
shet interesat kombëtare, i cili bëhet pjesë e lojërave kundër
interesave kombëtare. Vetëm këtë kam, këto të tjerat as nuk i llogaris
fare.

Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm me këto punë merren, me këto shpifje, me këto intriga.

Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju e mbani mend, ato e-mailet apo jo?

Meço: Kur ju përmendni 21 janarin, ka edhe një… se kur ju thoni “Ramaforma”…

Presidenti Meta: Donin të bënin një “pranverë arabe” edhe në Shqipëri.

Meço: …zoti Rama deklaronte… Atëhere bëhej fjalë për
skenarin tunizian… Zoti Rama atëhere deklaronte se është drejtësia e
Berishës dhe në një mënyrë ose në një tjetër, …

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re