Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se një prej persove të lënduarve është në gjendje të rëndë për jetën.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’.

Dy të plagosurit u dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

I aksidentuar që ndodhet në gjendje të rëndë raportohet se do të transportohet drejt Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re