Një dalje publike e presidentit amerikan Joe Biden ka shkaktuar shqetësim publik prej muajsh. Disa kritikë vunë në dukje se sjellja e tij tregonte se presidenti vuante nga demenca, të cilën vetë Biden e mohoi.

Por një video e fundit e realizuar gjatë një feste në Shtëpinë e Bardhë është shkak për shqetësim shtesë.

Ai qëndroi pranë Zv/Presidentes Kamala Harris dhe vëllait të të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga oficeri i policisë Derek Chauëin në Minneapolis në maj 2020. Të gjithë pranë tij kërcenin dhe duartrokisnin, vetëm ai qëndronte si i ngrirë. Ai vetëm buzëqeshte dhe shikonte me kureshtje performancën e interpretuesit. Ndërsa të tjerët lëkunden në ritmin e muzikës, Biden nuk lëviz asnjë centimetër.

Vetëm në një moment Philonise Floyd u përpoq ta aktivizonte, kështu që arriti të merrte një reagim nga Biden, i cili gjatë gjithë kohës dukej i humbur në kohë dhe hapësirë.

Dhe kur Biden doli në podium pas performancës muzikore, ai pati një tjetër moment të sikletshëm, pasi fjalimi i tij u bë i paqartë deri në atë pikë sa vështirë se dikush mund ta kuptonte atë.

Duken si halle shëndetësore pleqërie, por çështja është se ky plak ka ende ambicien për të qeverisur SHBA dhe zotëron pushtet vendimmarrës mbi botën në kohën më delikate të saj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re