Të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit u është dhënë urdhër që të fikin çdo pajisje kompjuterike.

Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, fikja e kompjuterave është në funksion të masave mbrojtëse.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka pasur dyshime të forta se mund të ketë ndodhur një sulm kibernetik, ndaj janë marrë masat dhe u bënë verifikimet e duhura.

“Informacioni po verifikohet nga strukturat e policisë kundër krimit kiberbetik. Ky ka qenë urdhri i policisë. Dyshohet për një sulm kibernetik, i fundit. Gjithçka po verifikohet dhe nëse pas saj fshihet Irani”, raportoi gazetari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re