Policia ka vendosur në pranga një 48-vjeçari pasi akuzohet nga vajza e tij adoleshente se prej 4 vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të.

15-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.

Pas kallëzimit të vajzës në polici, uniformat blu kanë arrestuar të atin, 48 vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi: 

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re