Tomas Strakosha ishte protagonist i barazimit 1-1 të Shqipërisë ndaj Letonisë, teksa priti një penallti në pjesën e parë të duelit.

“Do isha i lumtur po të fitonim, humbëm dy pikë, nuk jam i lumtur. Gjynah se çunat kanë luftuar, u përpoqëm të fitonim, u zgjuam pak vonë në pjesën e dytë.

Vonesa pas penalltisë? As ne nuk na e shpjegoi gjyqtari, VAR-i ndoshta nuk punonte. Humbëm shumë kohë pa lidhje dhe në minutat e fundit erdhi goli.

Biseda me Bozhiqin? E pyeta pak çfarë mendimi kishte, ma tha dhe mora vendimin vetë. Çfarë tha? Të qëndroja në vend.

Kemi treguar që në shumë ndeshje me një ekip që mbron shumë mbrapa e kemi të vështirë të bëjmë gol. U zgjuam shumë vonë, në pjesën e dytë, duhet përqendrim se me këto ekipe me një rast vjen goli. Nuk u përgatitëm mirë ne si lojtarë”, tha Strakosha për TV Klan pas sfidës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko