Pak më parë ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv një burrë nga Shkodra, i cili ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit.
Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije për se pacienti që ndërroi jetë kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një 69 vjeçar.
Burri është infektuar në spitalin e Shkodrës nga Infermierja dhe u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.
Ky është shkodrani i pestë, i infektuar në spital, ndërsa mbetetet të presim reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë nëse do ta kategirozojë si viktimë e koronavirusit apo do të veprohet si me katër të tjerët duke mos u “numëruar”.