Kjo fundjavë në Majorka u shënua nga protesta masive kundër turizmit masiv. Banorët vendas, të indinjuar nga numri i madh i turistëve, i penguan vizitorët të mbërrinin në plazhin e njohur Caló des Moro.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një situatë ku një grua ishte ulur përballë shtegut që të çon në gji, ndërsa një vendas u bërtiste turistëve “Ikni, ikni!”.

Protestat, në të cilat morën pjesë më shumë se 200 aktivistë, kishin për qëllim dëbimin e turistëve nga gjiri, i cili është kthyer në një vend të preferuar për influencuesit dhe turistët e mediave sociale.

Protestuesit mbanin bluza me emra nënçmues për turistët dhe pankarta me mesazhe të tilla si “Nëse nuk ka bukë, hani turistët”, duke parafrazuar thënien e famshme të Marie Antoinette.

Banorët e Majorkës kanë shprehur zemërimin e tyre për ndikimin e turizmit masiv në jetën e tyre të përditshme, duke deklaruar se mjedisi lokal kërcënohet çdo vit për shkak të numrit të madh të turistëve në gjirin Caló des Moro, i njohur për bukurinë e tij.

Më shumë se gjashtë tonë rërë zhduken nga gjiri çdo tre muaj, ndërsa çdo ditë 70 kilogramë rërë përfundojnë në peshqirët dhe këpucët e vizitorëve, shkruan Daily Mail.

Kristina Vashchenko, 20 vjeçe, nga Ukraina, tha se ajo u detyrua të tërhiqej nga plazhi pasi vendasit fishkëllenin për të paralajmëruar njëri-tjetrin për praninë e saj.

“Pashë video në TikTok dhe vendosa të vija këtu, por sapo kuptuam se po zhvillohen protesta. Tani po kërkojmë një plazh tjetër për të shkuar,” tha Kristina.

Vendasit gjithashtu kanë shprehur shqetësimin për mbeturinat e lëna pas nga turistët, duke përfshirë tamponët, letrat higjienike, ftohësit, të brendshmet e pista dhe gjilpërat. Marisa Pennets-Harrif, 53 vjeçe, pastron rrëmujën e lënë nga vizitorët çdo ditë, duke vënë në dukje se turistët shpesh i lënë gjërat e tyre sepse nuk duan t’i mbajnë përsëri në shtegun e pjerrët.

SANTANY (PALMA), 16/06/2024.- Varias personas junto a una pancarta durante la protesta contra la masificación turística en el Caló des Moro, este domingo. EFE/CATI CLADERA

Protesta kundër turizmit masiv u mbajtën edhe në kryeqytetin Palma, ku vendasit theksojnë se turizmi masiv kërcënon shoqërinë e tyre. Vendasit ankohen për mbingarkimin e burimeve të ishullit, mungesën e ujit të pijshëm dhe kapacitetet e mbingarkuara infrastrukturore.

Ishujt Balearik, të cilët përfshijnë Majorkan, Ibizan dhe Menorkan, po përpiqen dëshpërimisht të godasin sjelljen e padisiplinuar të turistëve. Zyrtarët rritën gjobat për dehjen dhe zhveshjen në rrugë dhe ndaluan shitjen e alkoolit gjatë natës. Gjobat për shkeljen e këtyre rregullave mund të arrijnë deri në 1500 euro.

Protestat vazhdojnë dhe vendasit thonë se do të vazhdojnë të luftojnë kundër ndikimit të turizmit masiv, i cili kërcënon komunitetin e tyre dhe mjedisin.

Duke parë kërë situatë në një prej plazheve më të preferuara të Mesdheut, ato në brigjet spanjolle, dallon krahasimisht të kundërtën në Shqipëri, ku qeveria është në dehje nga turizmi masiv, duke e yshtur fuqimisht atë, përfshirë dhe destinacinacionet si ato spanjolle, pra në plazhet e Jonit, ato të Rivierës, nga Palasa në Ksamil.

Ndërsa që të reagojë populli si në Spanjë, as që bëhet fjalë. Kjo, pasi dhe vetë populli është i dehur nga kjo valë turistike te ne. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re