Ramush Haradinaj ka kujtuar me dhimbje momentin e tij më të vështirë gjatë kohës së lùftës së UÇK-së, që ishte vrásja e vëllait të tij Luan Haradinaj. Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, Haradinaj thotë se momenti më i vështirë ka qenë humbja e vëllait të tij, Luanit më 6 maj 1997, ku u zbuluan nga armiku dhe atij i është dashur të mbajë mbi shpinë për 8 orë të vëllain e vdékur deri në Has.

Haradinaj shprehet se lùftimi ku në krah qëndron një familjar është më i vështirë, por që ai dhe Luani kishin një pakt mes tyre, që në rast vrásje të mos e linin trupin në zonën e armikut. Ish-kryeministri i Kosovës thotë se nuk e ka lëshuar trupin e të vëllai për asnjë moment në tokë deri sa arrit në fshatin Vlahne të Hasit ku dhe e varrosi.

“Unë kam qenë më shumë në pjesën operative për përgatitjen e UÇK-së. Nuk na ka penguar askush. Kemi pasur njerëz që kemi bashkëpunuar nga të 2 kampet politike. Për ne, nuk ka pasur problem kush ishte kush. E gjithë lùfta e kanë shënuar dy ngjarje të rënda. E para kur më vranë Luanin është vrarë më 6 maj 97′. Ka qenë një ngjarje shumë i rëndë për mua vrásja e vëllait. Kam punuar me vështirësi dhe punuar gjatë pranverës. Njëkohësisht dhe 24 marsi 98′ kur rrethuan familjen time ishte ngjarja e dyte.

Është ndryshe kur lùfton me kolege e ndryshe me njerëzit e gjakut dhe kriteret janë të tjera. Vrásja e vëllai më ka zbuluar keq shumë më 6 maj kur po transportonin armë. Në lùftë kufoma e armikut është trofe lùfte. Luani ka qenë lùftëtar i zoti dhe mos me u dhënë atyre një trofe lùfte apo poshtërimit të ushtarit shqiptarë, ne kemi pas një kontratë me njëri tjetrin të mos linim trupin në zonën e armikut. Pas vrásjes unë e kam  mbajtur trupin e Luanin në krahë për 7 apo 8 orë rrugë dhe e kam varrosur në fshatin Vlahne të Hasit.

S’kam guxuar me e lëshuar trupin në tokë në asnjë moment pasi e kam pasur të pamundshme më pas me e mbajt sërish. Edhe kur ka pushuar 3 apo 4 herë gjatë rrugës për 3-4 minuta kam gjetur cepa malesh ku mund të mbështetesha me të për pak pa e lëshuar nga trupi dhe të nisesha sërish për rrugë në këmbë”, rrëfeu Haradinaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re