Basha theksoi se korrupsionin e ngriti në sistem pushteti i Ramës, ndërsa shtoi se është e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë.

“Në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lufta kundër korrupsionin, që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit.

Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke ia lehtësuar dhe jo duke ia vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi.

Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re