Kombëtarja e Shqipërisë ka zhgënjyer mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë e Silvinjos barazuan 1 me 1 përballë Letonisë, ndërsa luhej për kualifikueset e Botërorit 2026.
Vazhdon kështu “makthi” me Letoninë. Shqipëria nuk e ka mposhtur asnjëherë, edhe pse po ashtu nuk ka humbur në asnjë nga përballjet e mëparshme.
Gjashtë sfida të luajtura tashmë ku në të gjitha regjistrohen vetëm barazime. Takimet gjatë gjithë historisë ndërkohë kanë qenë miqësore dhe zyrtare.