Eshte e pafaleshme qe edhe kur Spitalet Covid, ato private e terapite intensive jane te mbushura, kur shtepite jane kthyer ne spitale; Spitalet periferike mbahen jashte sherbimit!

Spitalet periferike duhej te ishin aktivizuar muaj me pare, e kemi kerkuar kete me force!

Fatkeqesisht ky paradoks vazhdon duke demtuar menaxhimin e epidemise ne Shqiperi me kosto njerrezore, duke i detyruar qytetaret qe ne shumice te vete trajtohen neper shtepi edhe me terapi komplekse, per dy aresye:

1.Ngarkesa e madhe e spitaleve Covid ne Tirane, gje qe ul dhe cilesine e sherbimit.

2.Hezitimi i nje numri shume te madh qytetaresh per tu larguar nga Rajoni i tyre e shtruar ne spitalet Covid ne Tirane, gje qe duhet respektuar.

Nje nga parimet baze te mjekimit sot eshte afrimi i sistemit shendetesor te qytetari dhe jo e kunderta. Aktualisht egzistojne kushtet per ta permbushur kete princip ne teresi ne vendi tone. Raste te vecanta klinike mund te transportohen.

Po keshtu ngarkesa shume mbi kapacitetet e terapive intensive ne spitalet Covid ne Tirane, imponon dhe aktivizimin e reparteve te tjera te ketij sherbimi ne Qender dhe ne Periferi, per te mos perseritur ate qe e kemi kerkuar prej nje viti, shtimin dhe te 150 posteve te reja me standarte europiane te Reanimacionit.

Ne keto kushte tejet te renda qe po kalon vendi, aktivizimi i spitaleve periferike e rritja e kapaciteteve reanimatore eshte urgjence e vonuar e duhet shoqeruar dhe me:

–Organizimin e nje ndjekje e mjekimi korrekt te pacienteve ne kushte ambulatore.

–Forcimin e rolit te mjekut te familjes e mbrojtur ate, per keto e me gjere.

–Realizimin konkret te rimbursimit te mjekimit ambulator.

–Liberalizimin e “testeve te shpejta” per t’i bere te perdorshem per qytetaret sipas nevojes a deshires se tyre.

–Realizimin gratis e nen metodike te nje numri testimesh PCR (molekulare), duke filluar nga 10000 ne dite.

–Organizimin e strukturave kryesisht ambulatore per trajtimin polivalent Post Covid, nje nevoje aktuale e ne rritje kjo.

–Filluar sa me shpejt procesin e vaksinimit real e te gjere te popullesise.

Pa marre keto masa do te kemi nje keqesim galopant te kesaj gjendje, me humnbje jetesh, demtime shendeti e ekonomie.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re