Kreu demokrat Basha aludoi për zgjedhje të parakohshme, një tezë e paartikuluar deri më tani.

Në një takim në Vaun e Dejës, Basha tha se “një test i madh po afron. Vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore dhe këto zgjedhje vendore të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm, që ju të ushtroni të drejtën që keni, për të vendosur se çfarë qeverisje doni”.

Zgjedhjet e përgjitshme u zhvilluan një vit më parë dhe u fituan thellë nga PS. Ndërkohë, Rama shprehet se ne çdo rast që do kishte zgjedhje, ai, sipas sondazheve, i fiton ato.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re