I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka zbuluar se si u thur plani për atentatin ndaj Kujtim Metës, i cili arrti t’i shpëtonte vdekjes duke mbetur i plagosur ne bark.

Tafani ka dëshmuar se plani për vrasjen e tij nisi pasi Kujtim Meta kishte dhunuar me grushte babain e Laert Haxhisë dhe ai donte ta vriste.

“E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babin e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti”, tregon ai, ndërsa shton se “Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja”.

Sipas të penduarit të drejtësisë, Kujtim Metën ai tregon se e qëlloi derisa i mbaruan fishekët, me tetë plumba, teksa ai qëndronte në një kafene.

“Kishim armë zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun.  Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark”, tregon Artan Tafani.

Gjithashtu Tafani tregoi para togave të zeza të GJKKO-së se Dorian Shurdhi e shante Laertin. “Thoshte do na kalbë në burg”, tha ai.

Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babin e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti.

Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohur jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja.

Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te Palma Nova, që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shtëpia. E shante Laertin, Doriani. Thoshte do na kalbë në burg.  E provuam prapë.

Kishim armë zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun.  Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia.

Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kaloi shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.

GJKKO: Ishe i maskuar?

Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon. Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko