Një episod i pazakontë është shënuar në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë ku një vajzë e re ka marrë mikrofonin dhe është ngjitur para protestuesve dhe ka thurur lavde për kryeministrin Edi Rama të cilin ndër të tjera e ka quajtur të paarritshëm.

E reja ka theksuar se nuk kërkonte që Rama të ikte por të shihte gjërat në sytë e një artisti.

Protestuesja: Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”.

Kjo gjë ka mjaftuar për të acaruar të gjithë protestuesit të cilët e kanë ulur poshtë të renë gjatë fjalës së saj duke e konsideruar si person me bindje partiake që po i shprehte në protestë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re