Vatra zjarresh të fuqishme janë regjistruar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, ku Gjirokastra ishte zona më e prekur ditën e djeshme nga flakët, të cilat shkaktuan një viktimë, lënduan gruan e tij dhe asfiksuan një anëtar të Forcave të Armatosura, midis të tjerash.

Si pasojë e flakëve nuk kanë munguar as dëmet materiale mbi pyjet më bimësi të egër dhe pemësh frutore, kullotat dhe vreshtat e krijuara nga banorët e zonës.

Nga të dhënat në terren prej inspektorëve të pyjeve pranë IKMT komunikohet se dëmet materiale janë:

Në Krinë e Kakoz janë djegur rreth 500 rrënjë drufrutorë si dhe sipërfaqe kullosore. Në Qesarat, Dhoksat e Valare janë djegur rreth 50 ha kullota e pyje si dhe 5 ha vreshta.

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë kodrën e ShënTriadhës mbi fshatin Arshi Lengo, fshatin Asim Zeneli dhe Krine, ku janë djegur disa dhjetra ha kullota dhe sipërfaqe pyjore.

Në Palokastër janë djegur rreth 20 ha kullota, konfirmuan burimet për Fax News dhe Faxweb.al.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re