Covid vijon t’i marrë jetën bluzave të bardha. Sipas lajmeve mësohet se doktor Sedat Hoti nga Suhareka ka gjetur vdekjen nga Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti. Sedati me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale. Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Therandës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti”, thuhet në njoftimin për median.

Një mesazh për mjekun pati edhe Oda e mjekëve të Kosovës. “Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko