Giuseppe Perrino, futbollist 29-vjeçar i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Parmës, ndërroi jetë në Poggiomarino (Napoli) ndërsa ishte duke zhvilluar një ndeshje futbolli në kujtim të vëllait të tij Roço, i cili ishte ndarë nga jeta tre vjet më parë në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti me biçikletë.

Karabinierët ndërhynë menjëherë, në qendrën Sportive të Futbollit “Cangianiello”. Nga sa mësohet futbollisti ka pësuar një goditje në zemër, siç u konstatua nga stafi i 118-tës. Trupi u dërgua në morgun Castellammare di Stabia për ekzaminim autopsie, siç ishte urdhëruar nga autoritetet gjyqësore.

Mesfushori, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Parmës, gjithashtu luajti në Lega Pro me Ebolitana.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re