Deputetja, Rudina Hajdari është pyetur nëse e ka uruar për ditëlindje, kryetarin e Partisë demokratike, Lulzim Bashën për 46-vjetorin e tij të lindjes.

Hajdari tha se nuk e ka uruar Bashën, dhe se do e uronte nëse do të ishte bashkëpunues për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke shtuar jo pa ironi se është çështje se ta të afërta janë kontaktet për të bërë urime të tilla.

“Nuk e kam uruar sepse është çështje që duhet të kemi një kontakt më të afërt që ta uroja. Nuk besoj se i intereson shumë publikut nëse unë i uroj Bashës ditëlindjen apo jo. Nëse Basha do ishte bashkëpunues për ndryshimin e sistemit patjetër që do i uroja ditëlindjen”, tha Hajdari.

Kujtojmë se Rudina Hajdari është zgjedhur deputete nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa një vit më parë nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati dhe ti bashkohej vendimit unanim të grupit për të lënë vendet në parlament.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet e saj të paktën publike, me PArtinë demokratike dhe eksponentët e saj të rëndësishëm nuk kanë qenë të afrueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re