Bardh Spahia ka bërë betimin e tij si kryetar i bashkisë së Shkodrës, ku ka mbajtur edhe një fjalim para këshilltarëve bashkiakë.

Spahia: Falenderimi im është për të gjithë pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që nuk më votuan. Unë kam dhënë një premtim dhe e përsëris edhe sot: Do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve. Kohën që kemi në dispozicion duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Nga dita e sotme unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë nisim së bashku një rrugëtim për t’i shërbyer sa më mirë Shkodrës. Para se të jemi pjesë e subjekteve politike, jemi shkodranë të cilët duhet të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre. Mandati që nis sot është i shkurtër, me shumë sfida dhe punë. Shpresoj që në fund të arrijmë të jemi krenar për arritjet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re