Zlatan Ibrahimovic është një njëri i shumë talenteve, tani së fundmi ai do të jetë edhe pjesë e festivalit të muzikës italiane, Sanremo.

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, do të udhëheqë në edicionin e 71-të të Sanremo. Ibra do të jetë prezent gjatë pesë netëve të festivalit, por problem mbetet ndeshja ndaj Udinese e cila do të mbahet gjatë asaj fundjave.

Në pallatin e Ariston, Ibra do të jetë prezantues krah me drejtorin artistik, Rosario Fiorello. Festivali do të mbahet nga 2 mars deri më 6 mars, por ndeshja ndaj Udinese do të zhvillohet me 3 mars dhe kjo mund të sjellë probleme për suedezin i cili do të jetë në mbrëmje duke prezantuar në Sanremo.

Mbetet të shihet zhvillimin e ngjarjes dhe orarin e Serie A nëse do të ndryshojë diçka apo jo.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re