Shqipëria dërgoi një ekip shqiptar prej 30 mjekësh drejt Italisë, për t´i ardhur në ndihmë në luftën kundër Covid-19.

Ky gjest është pritur shumë mirë jo vetëm nga politikanët dhe mediat e vendit fqinj, por edhe nga shumë qytetarë italianë, të cilët nuk kanë nguruar të lenë mesazhet e tyre të falenderimit në rrjetet sociale. Gjithashtu edhe një prej personazheve më të njohur të televizionit italian, moderatoren Barbara d´Urso e ka emocionuar pafund ky veprim.

Në një lidhje live  me Matteo Salvinin, ish-ministrin e Brendshëm të Italisë, ndërkohë që ai falenderonte qeverinë shqiptare për kontributin, d´Urso e komentoi kështu ardhjen e mjekëve shqiptarë:

” Dua t´i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re