Gjithmonë profesor Astrit Hafizi njihet për stilin e tij kritik, por këtë herë është treguar edhe pak më i vrazhdë në analizën e tij.. Që herët ai ka shprehur pakënaqësi për lojën që ekipi kombëtar ka zhvilluar gjatë drejtimit të trajnerit Silvinjo.Pas dy ndeshjeve të grupit në kualifikueset e Botërorit 2026, kundër Serbisë dhe Letonisë, Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë vetëm 2 pikë. Ish-trajneri i përfaqësueses bën apel se me Silvinjon nuk vazhdohet, pasi, sipas tij, është një fatkeqësi që me këtë grup lojtarësh, të të drejtojë një trajner si braziliani. Ai jep edhe opinionin e tij në lidhje me dy ndeshjet e skuadrës.
Një rezultat zhgënjyes në Letoni, si e komenton ishtrajneri i Kombëtares Astrit Hafizi këtë paraqitje?
Shiko, edhe para disa ditësh, kam dëgjuar nga stafi drejtues i ekipit, trajnerë, lojtarë dhe një pjesë e opinionit, që ne luajtëm mjaft mirë me Serbinë, por nuk na deshi fati, nuk arritëm të shënojmë apo humbëm penalltinë. Unë nuk kam qenë dakord me këtë opinion.
Po performanca e mbrojtjes, si ju është dukur?
Gabimi i parë ishte lënia e Hysajt në stol. Mbrojtja, duke pasur parasysh një lëndim që kishte pësuar kohët e fundit, por edhe ana morale, sepse u rrëzua me ekipin nga kategoria. Janë shumë gjëra dhe ndoshta mund të luante një mbrojtës tjetër ose të luante me tre. Duke pasur parasysh që do të luanim me një skuadër që do mbrohej. Pavarësisht se ata krijuan pjesën e parë, morën penallti dhe shënuan gol. Ishte një gëzim për ta, e pamë edhe pas ndeshjes për pikën e arritur. Kurse ne, me këtë grup, është fatkeqësi që të kemi një trajner të tillë. Që nuk i japin asgjë skuadrës sonë, për të krijuar një stil loje. Duke u munduar të rrinë mbrapa dhe mos bërë asgjë tjetër. Pa guxim dhe këta trajnerë nuk na shërbejnë. Sepse këtë grup lojtarësh nuk mund ta gjejmë më.
Si i shihni shanset për të kapur vendin e dytë, duke pasur parasysh edhe dy ndeshjet e radhës, luhet stoli i Silvinjos?
Unë, edhe pas Kampionatit Europian, me paraqitjet që ne bëmë, me lavdet që u bënë, nuk kam qenë dakord fare që të vazhdojë. Duhej ndërprerë aty, sepse nuk i dha asgjë ekipit kombëtar, përveç disa ndeshjeve spontane. Në “Nations League” dolëm të fundit, në Europian luajtëm vetëm me emrin e tyre, sepse nga ajo që paraqitën ata në fushë, ne kishim mundësi të bënim më shumë, sidomos me Spanjën. Luajmë në Angli dhe nuk është ajo skuadër e frikshme. Mezi fitoi në Andorra dhe u mposht nga Senegali 3-1. Ai e frenon skuadrën, mos avanco, mos bëj këtë dhe atë. Mos hamë 4 apo 5 gola, siç tha pas ndeshjes me Anglinë. Nuk mendoj se është vetëm faji i tij, por edhe i atyre që e mbajnë si trajner. Kur një federatë ndërhyn për të vendosur për fatet e një ekipi kombëtar, ku pëfaqësohet flamuri ynë, duhet të marrë parasysh çdo gjë. Nuk ka vend për të pasur këto denigrimet e lojës tonë, ndoshta duke u tallur me flamurin, me këto ndeshje në të cilat njëherë e fryjmë ekipin kombëtar dhe pastaj bëjmë zhgënjime. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këta trajnerë!
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
KRISTI SEJATLLARI-