Pas perfundimit te ndeshjes TOMORI-BESA e cila ka perfunduar ne barazim 2-2 per javen e 8-te te kampionatit te kategorise pare, tekniku i njohur beratas Klodian Arberi ka deklaruar doreheqjen nga kjo detyre, te cilen e mbante prej nje periudhe prej dy sezone e gjysem.
Ne deklaraten e tij zyrtare, ish tekniku ka falenderuar per mbeshtetjen, jo vetem skuadren dhe presidentin Ervin Demo, por edhe tifozerine e mrekullueshme beratase, duke premtuar rikthim te shpejte ne fushat e futbollit ne detyren fisnike te trajnerit.