Partizani vijon punën në fushë në përgatitjet në qytetin e Pogradecit, por krahas kësaj, klubit i duhet të punojë edhe në tavolinë për të sjellë në gjirin e ekipit lojtarët e duhurTrajneri Shehi e ka theksuar se kërkon dy sulmues anësorë, por deri më tani këto dy pozicione nuk janë mbuluar. Burime për “Panorama Sport” mësojnë se të kuqtë në ditët e shkuara kanë tentuar edhe Lorenco Vilën e Dinamos, por pa arritur dot te durrsaku.

Po ashtu, kanë dështuar edhe operacionet për të sjellë emra si Denison, Rivas apo Salami, të cilët gjithsesi mbeten ende në merkato. Nga ana tjetër, është zëvendësuar Atanaskoski me Zguron, si dhe është afruar Piloto në majën e sulmit. Së fundmi nga klubi u largua Alfred Mensah, që vjen pas ndarjes me Skukën, Mikuliç, Sotën, Atanaskoskin, Vilën, Zekollin dhe Birçaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re